Telegrafi

IPKO: Çmimet e tv digitalb për biznese 60 për qind më lirë

Çmime të zbritura, deri në 40 për qind më lirë, ofrohen edhe për bizneset tjera që marrin ndonjërën nga pakot e televizionit digjital, përkatësisht pakon Familjare apo atë Premium. Për më shumë, kjo e fundit përfshin të gjitha kanalet e Supersport dhe Supersport Kosova.

Përveç çmimeve të zbritura për pakot e ofruara të televizionit Digjitalb, IPKO ka zbritur edhe koston e aktivizimit fillestar për shërbimin e televizionit kabllor digjital, ndërsa zbritja ndryshon varësisht prej numrit të pakove me abonim mujor. Çdo biznes pranon faturë të rregullt mujore për të gjitha pakot aktive.

Së fundmi, IPKO dhe Digitalb kanë siguruar të drejtat për transmetimin e Ligës Angleze, Spanjolle, Seria A, Ligën e Kampionëve, Gjermane, Holandeze, Portugeze, Shqiptare, Copa Del Rey në Spanjë, si dhe shumë ngjarjeve të tjera sportive, si NBA, Moto GP, Wimbledon HD, HBO World Boxing, ATP 1000, Golfing World, kampionatin botëror në Basketboll, Formula 1 për më shumë se tri vjet.

Televizioni kabllor digjital i ofruar nga kompania IPKO mbetet oferta më atraktive televizive në treg, sa i përket fotografisë, zërit, kanaleve, përmbajtjes ekskluzive, fuqisë së sinjalit, dhe risive që ajo sjell për shikuesit. /Telegrafi/