Telegrafi

Ipko bën ftesë për aplikim për shitjen e pajisjeve dhe materialeve të përdorura nga IPKO

IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Shitjen e pajisjeve dhe materialeve të përdorura nga IPKO”.

Dokumentacioni me kushtet e përgjithshme për aplikim/ofertim mund të tërhiqet më 31 Mars, 1, 4 dhe 5 Prill 2022 në ndërtesën e IPKO-s në Rr. Zija Shemsiu nr.34, Ulpianë, Prishtinë.

Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e poshtëshënuar, jo më vonë se 07.04.2022, ora 11:00. Oferta duhet të jetë e futur në zarf/ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.

IPKO Telecommunications    

Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34 10000 Prishtinë.