IPKO Telecommunications fton të interesuarit për aplikim/ofertim konkurues për “Furnizimi me panele solare për zyrën qëndrore të IPKO”.
Dokumentacioni me kërkesat dhe kushtet e përgjithshme për ofertim mund të tërhiqen përmes kërkesës në emailin procurement@ipko.com, më 07 dhe 08 korrik 2022.
Në rast të interesimit, ju mund ta dërgoni ofertën tuaj në adresën e mëposhtme, jo më vonë se 18.07.2022. Oferta duhet të jetë e futur në zarf apo ambalazh sipas udhëzimeve të dokumentacionit me kushtet e përgjithshme për ofertim, dhe të shënohet qartë me titullin e qëllimit.
IPKO Telecommunications
Ulpianë, Rr. Zija Shemsiu nr.34
10,000 Prishtinë.