Telegrafi

IPKO, 12 mijë euro për nëna dhe foshnja

Të hyrat e mbledhura më 17 shkurt, kompania IPKO do t’i jap për Fondacionin për Nëna dhe Foshnja të Shëndetshme, i cili vazhdimisht është duke grumbulluar fonde për blerjen e sistemit të ri të oksigjenit në Njësinë Intensive të Neonatologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sistemi i ri i oksigjenit i cili do të instalohet nga kompania Dräger Medical, është më se i nevojshëm për t’i mbrojtur foshnjat në Njësinë Intensive të Neonatologjisë, ndërsa do t’i zvogëlojë edhe komplikimet tjera shëndetësore me të cilat ballafaqohen foshnjat e porsalindura, e posaçërisht ato që lindin para kohe.

Nga qindra mija SMS të dërguar më 17 shkurt, kompania IPKO ka grumbulluar saktësisht 11,924.22 euro, ndërsa të gjitha të hyrat e mbledhura në këtë ditë, IPKO do t’i japë për të mbrojtur jetët foshnjave të porsalindura në vend.

Gjatë njëzet e katër orëve të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, konsumatorët e telefonisë mobile IPKO kanë dërguar afër gjysmë milioni SMS, nga pako të ndryshme të cilat ata përdorin, duke përfshirë edhe konsumatorët e shërbimit roaming.

Tash e sa vite, kompania IPKO është e përfshirë në projekte të përgjegjësisë sociale, të cilat në vazhdimësi e rrisin kontributin e saj në zhvillimin e kulturës, artit, sportit, rinisë dhe aktivitete humanitare në Kosovë. /Telegrafi/