Telegrafi

IPKO, 12 mijë euro dhuratë nga SMS e pavarsisë

Drejtoresha e Fondacionit, Diturije Hoxha, thotë se “ky donacion do të ndihmojë në realizimin e sistemit të ri të oksigjenit në repartin e neonatologjisë në Prishtinë”. Njësia e neonatologjise në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, trajton rreth 11 mijë fëmijë të posalindur, që i bie një e treta e të gjithë të posalindurve në Kosovë.

“Vitin e kaluar, rreth 2 mijë fëmijë, janë trajtuar në kujdesin intensiv”, tha Minavere Hoxha, neonatologe. Andaj, sipas saj, kjo Njësi nuk ka kushte optimale për punë. “Si prioritet më i madhë, është instalimi i një sistemi të ri të oksigjenit, i cili do të ofronte kushte optimale për trajtimin e këtyre foshnjeve.

“Jemi zotuar se do të ndihmojmë në instalimin e një sistemi, i cili ka mundësi të bëjë përzierjen e ajrit me oksigjen, në mënyrë që të mos ipet oksigjen i qind për qind. Shuma prej afro 12 mijë euro është mbledhur nga mesazhet që janë dërguar në ditën e përvjetorit të pavarësisë”, thotë Alban Kastrati, nga kompania IPKO.

Diturije Hoxha, drejtoreshë e fondacionit, thotë se për realizimin e këtij projekti nevojiten 75 mijë euro. Por, sipas saj, nuk kanë munguar edhe persona të tjerë të vullnetit të mirë që të ofrojnë ndihmë. “Andaj, edhe shuma prej afro 12 mijë euro është mbështetje për fillimin e realizimit të projektit”, thotë znj.Hoxha.
Projekti është planifikuar të fillojë brenda muajit Prill dhe duhet të përfundojë në muajin Maj. Ky projekt pritet të përmirësojë dukshëm shërbimin dhe cilësinë e përkujdesjes ndaj foshnjeve të lindura./telegrafi/