Telegrafi

IPKO: 100% më shumë internet në mobil në Shqipëri, mal të zi dhe Maqedoni, për çmim të njëjtë

Pakoja e vetme e internetit në mobil e cila i ka eliminuar kufijtë mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi tani është bërë me 100 për qind më shumë internet, pa shtuar asgjë në çmimin që e paguan përdoruesi për pakon e zgjedhur.

Pakoja ditore e cila ka ofruar 150 megabajt, tani është rritur në 300 megabajt, pa e ndryshuar çmimin, dhe e njëjta vlen për 24 orë qëndrim në ndonjërin nga tri shtetet fqinje. Aktivizimi i pakos ditore bëhet duke thirrur kodin*478*1#, dhe e njëjta kushton 1.5 euro.

Pakoja javore e cila ofronte 500 megabajt tani është rritur në 1 gigabajt internet në mobil, kurse pakoja mujore është rritur nga 2 gigabajt në 4 gigabajt internet, dhe vlefshmëria e pakos është 30 ditë. Aktivizimi i pakos javore bëhet duke thirrur kodin*478*2#, ndërsa aktivizimi i pakos mujore bëhet duke thirrur kodin *478*3#.

Në secilën prej pakove të internetit në mobil, në rast se përdoruesi nuk arrin ta shpenzojë të gjithë pakon, megabajtët e mbetur do të vazhdojë t’i përdorë në Kosovë, pa asnjë aktivizim tjetër shtesë.

“Pothuajse një vit pas lansimit të parë të pakos së internetit në mobil me Shqipërinë, IPKO mbetet telefonia e vetme mobile që ofron pako të njëjtë të internetit në mobil e cila mund të përdoret në më shumë se vetëm një vend jashtë Kosovës, përkatësisht në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni e më pas edhe në Kosovë. Tani, pakon tonë unike kemi vendosur ta pasurojmë edhe më tej, duke ia dyfishuar kapacitetin e internetit, pa bërë asnjë ndryshim në çmim”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO.

“Edhepse jashtë Kosovës, përdoruesit e IPKO-së do të jenë gjithnjë online për ta shfletuar internetin apo për të komunikuar me familjen dhe të afërmit e tyre, pa shpenzuar asgjë më shumë”.

Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO-së duhet zgjedhur operatorin Eagle, në Maqedoni operatorin One, ndërsa në Mal të Zi duhet zgjedhur operatorin mobil – m:tel. Pakoja e njëjtë e internetit për katër shtete mund të aktivizohet nga të gjithë përdoruesit e IPKO-së, duke përfshirë edhe bizneset. /Telegrafi/