Site icon Telegrafi

​IPK shkëmben përvojat me agjenci të zbatimit të ligjit të SHBA-së

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) Kushtrim Hodaj së bashku me zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë, po zhvillon një vizitë zyrtare në SHBA.

Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut, ku u njoftua nga afër me punën e këtij Departamenti nga komisioniari i Punëve të Brendshme Josef Reznik dhe nga zyrtarë të lartë të Policisë së Nju Jorkut.

Po ashtu, delegacioni i IPK-së vizitoi Akademinë Policore të Nju Jorkut dhe Qendrën e Përbashkët Operative, si dhe u prit nga Illyrian Society, organizata e policëve shqiptar dhe Konsullata e Kosovës në Nju Jork.

Vizita është organizuar me mbështetjen e ICITAP-it amerikan dhe konsiderohet e rëndësishme në shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së si një mekanizëm i rëndësishëm në fushën e sundimit të ligjit.

Exit mobile version