Site icon Telegrafi

IPK rekomandon suspendimin e shtatë zyrtarëve të Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj kanë filluar procedurën hetimore në muajin shtator të këtij viti ndaj disa të dyshuarve (zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës – Stacioni Policor i Gjakovës).

Hetimi fillimisht kishte filluar me dyshimin për kryerjen e veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” lidhur me një incident që kishte ndodhur më 13 shtator 2020.

IPK ka qenë duke e hetuar në këtë rast rrethanat  e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor me dyshimin se  me rastin e gjuajtjes me armë zjarri ndaj një motoçiklisti në lëvizje  (person i dyshuar) janë tejkaluar autorizimet e tij për përdorimin e armës zyrtare.

Sidoqoftë, gjatë hetimit të këtij rasti, hetuesit e IPK-së kanë zbuluar prova shtesë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës apo autorizimeve zyrtare edhe nga disa zyrtarë policorë (fshehje e dëshmive  dhe informacioneve lidhur me rastin  e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm).

Exit mobile version