Telegrafi

IPK pjesë e konferencës së Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme në Florida të SHBA-ve

Inspektorati Policor i Kosovës, i përfaqësuar nga kryeshefi Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtarë të ICITAP-it amerikan në Kosovë, po marrin pjesë në konferencën profesionale të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Clearwater /Florida të SHBA-ve.

“Delegacioni i IPK-së u mirëprit nga kryetari i bordit, Kapiten Chris Ray dhe zyrtarë tjerë të delegacioneve pjesëmarrëse, me të cilët po diskutohet për sfidat e mbikëqyrjes policore dhe rëndësinë e shkëmbimit të përvojave nga agjencitë homologe.

Konferenca po zhvillohet nga data 17 deri 23 Shtator 2022, ku ndër tjera po diskutohet për rëndësinë e integritetit të zyrtarëve policorë, metodat e hetimit dhe luftimit të rasteve të keqpërdorimit të detyrës, përdorimit të forcës, përdorimi i rrjeteve sociale, si dhe trendët në hetimet e brendshme dhe mbikëqyrjen e organeve të zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas njoftimit thuhet se NIAIA është organizatë në kuadër të së cilës bëjnë pjesë mekanizmat mbikëqyrëse të policive në SHBA.

“Kosova përmes IPK-së nga viti i kaluar është anëtare e barabartë e kësaj organizate si shtet i parë Evropian krahas Agjencive të zbatimit të ligjit në SHBA.
IPK vazhdon të përkrahet fuqishëm nga Departamenti i Shtetit dhe Ambasada Amerikane, ku përmes INL dhe ICITAP-it po kontribuojnë në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, duke përfshirë edhe realizimin e pjesëmarrjes së rregullt në punimet e konferencës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/