Telegrafi

iPhone < Windows Phone < Android

Arsyen për optimizëm analistët e shohin në partneritetin në mes Microsoft dhe Nokia, dhe pas investimeve të dukshme depërtimin në tregun amerikan. Qysh këtë vit pritet që posedimi i Windows Phone të shkoj deri në 9%. Vitin e kaluar Microsoft e përfundoi në kuotën prej 1.9% të tregut të smartphonëve. Për më shumë, parashikohet se prej të gjithë Windows Phonëve të shitur këtë vit, gjysma do të jenë nga Nokia. Gjatë vitit të ardhshëm posedimi i celularëve të Nokias në platformën e Microsoftit pritet të rritet në 62%.

Derisa WP7 dhe iOS me rreth 16% të posedimi do të luftojnë për vendin e dytë, Android, të cilit qysh tani i takon gjysma e tregut, deri më 2015 do të rritet në 58%, mendojnë në iSuppli. /Telegrafi/