Telegrafi

iPhone ua tregon gishtin e mesëm përdoruesve të saj!

Përdoruesit e iPhone të cilët kalojnë në iOS 9.1 do të kenë qasje në më shumë se 150 emoji të rinj, duke përfshirë edhe atë për të cilin përdoruesit kanë pritur një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për emojin e ri i cili ua tregon gishtin e mesëm.

Shumë fansa të Apple patën pritur që kompania ta ofrojë këtë emoji edhe me iOS 9, por kjo nuk kishte ndodhur.

Bashkë me gishtin e mesëm vijnë edhe shumë emoji tjera, duke përfshirë edhe një gaforre, një mikrofon të viteve 50-ta dhe më shumë se kaq, natyrisht. (Telegrafi)