Telegrafi

iPhone, si ta mbushni më shpejt baterinë?

Ankesat për kohëzgjatjen e shkurtër të baterisë tuaj apo kohës që i merr telefonit tuaj të brendit Apple, iPhone, të mbushet plotësisht, janë shembuj klasikë të problemeve të para të botës moderne që mund të rezultojnë me mungesën e durimit dhe irritim të shpejtë.

Në fakt, për të shpejtuar mbushjen e baterisë tuaj, nuk ekziston ndonjë sekret i madh që nuk e dimë, por Telegrafi ju ofron disa mënyra dhe triqe që mund t’i shfrytëzoni për të marrë në dorë më shpejt telefonin tuaj dhe atë me bateri të plotë. Lexoni me kujdes udhëzimet më poshtë.

 

Ndaleni plotësisht

Nëse dëshironi që iPhone i juaj të mbushet më shpejt, një këshillë e vjetër është që ta ndalni plotësisht atë, në mënyrë që duke u mbushur, bateria të mos thithet nga operacionet që mund të jenë aktive sa është i ndezur – e kjo do të rezultojë me mbushje më të shpejt të tij.

Nëse nuk dëshironi që të ndalni plotësisht telefonin tuaj, atëherë është mirë të provoni opsionin “Airplane Mode” (nga menyja Settings) e që do të ndalonte telefonin tuaj në kërkimin e sinjaleve telefonike dhe sinjaleve për Ëi-Fi, me ç’rast edhe do të shpejtohej procesi i mbushjes së baterisë.

Krejt në fund, mos e shfrytëzoni telefonin tuaj kur është duke u mbushur dhe e lejoni pajisjen të pushojë gjersa është duke u mbushur.

 

Shfrytëzoni adapter prize

iPhone i juaj do të mbushet më shpejt me anë të adapterit që lidhet direkt në prizë të ndonjë prej mureve në shtëpinë apo zyren tuaj dhe jo me anë të mbushësit direkt nga ndonjë port i USB-së në kompjuterin tuaj. Adapterët (mbushësit) e lirë dhe jo origjinalë nga Apple nuk janë shumë të qëndrueshëm, prandaj duhet të keni kujdes këtu sepse ndikon në shpejtësinë e mbushjes së iPhone-it tuaj, ashtu sikurse edhe në jetëgjatësinë e baterisë tuaj.

Mbajeni të ftohtë

A e keni ditur se aftësia e iPhone-it tuaj për të mbajtur ssa më gjatë baterinë dhe për ta mbushur atë më shpejt mund të ndikohet nga temperaturat ekstreme?

Apple ka konstatuar se kohë më parë se “nxehtësia do të degradojë performancën e baterisë tuaj më shumë nga të gjithë faktorët tjerë të jashtëm” dhe ju këshillon që të “mbani iPhone-in tuaj larg nga dielli ose vetura juaj e nxehtë”.

Edhe mbështjellësit (coverat) e ndryshëm që akumulojnë nxehtësinë mund të jenë problematikë. Nëse iPhone i juaj nxehet shpejt nëse ju e mbushni në një kuti, atëherë do të vëreni dallimin kur do ta nxirrni që të mbushet në ambient me temperaturë normale.

Këshilla zyrtare është që të mbani iPhone-in tuaj në temperaturë normale të dhomës tuaj (22 grad celsius).

 

Rrisni shpejtësinë e mbushjes nga USB

Nëse opsioni i vetëm për të mbushur telefonin tuaj është nga një USB port, atëherë ka mënyra për të shpejtuar edhe këtë proces.

Nëse kërkoni mbushje më të shpejtë, atëherë mos e sinkronizoni iPhone-in tuaj në të njëjtën kohë me kompjuterin. Rekomandoht që edhe pajisjet tjera që janë nëpër USB porte të largohen në mënyrë që e gjithë energjia të shkojë në baterinë e telefonit tuaj.

Mos lejoni që kompjuteri juaj të kalojë në “standby” teksa tentoni të mbushni telefonin tuaj. Kjo mund të ngadalësojë mbushjen e baterisë dhe mund të ndërprejë procesin e mbushjes në të njëjtën kohë.

Mirëmbajtja e baterisë

Më në fund, Apple ka ofruar disa këshilla se si të mbani në mënyrë të duhur baterinë e iPhone-it tuaj.

“Për mirëmbajtje të një bateri nga litiumi, është me rëndësi që të mbani elektronet herë pas here në lëvizje. Sigurohunji që së paku një herë në muaj të krijoni një cikël të mbushjes së baterisë (mbushje të baterisë 100% dhe më pas ta shpenzoni deri në fund)”. /Telegrafi/