Telegrafi

iPhone SE së shpejti në treg, jo vetëm me para-porosi!

Në vend se të prezantimit të iPhone 7, i cili pritet të lansohet në shtator të 2016, Apple tani do të fillojë me shitjen e një modeli më të lirë, përkatësisht iPhone SE.

iPhone SE është një version i përditësuar i iPhone 5s me ekranin prej 4 inç, por me specifikat e  iPhone 6s.

Philip Schiller, zëvendës president i lartë i marketingut global të Apple, ka thënë: “iPhone SE është i pajisur me një katër-inç në Retina mahnitëse, procesorin e avancuar 64-bitësh A9 me bashkë-procesorin M9, jetëgjatësinë e baterisë, kamerën me 12MP iSight dhe me flash True Tone, fotot live, videot 4K, LTE më të shpejtë dhe Wi-Fi, dhe Apple Pay. ”

Pra, për ata që dëshirojnë një telefon më të vogël, iPhone SE është ideal, i cili kushton më pak se iPhone 5s.

Por edhe modeli i ri i iPhone dhe ai i tabletit iPad, për rreth një javë tashmë kanë qenë në dispozicion për para-porosi, ndërsa së shpejti pritet të jenë në dispozicion edhe për shitje, brenda pak ditësh.

iPhone SE pritet të vijë edhe në tregun tonë, brenda pak ditësh. Në Kosovë, operatori mobil IPKO i sjell modelet e reja të iPhone, ekskluzivisht, si përfaqësues i autorizuar i Apple.