Telegrafi

iPhone SE 2 shfaqet në videon e publikuar në YouTube

Është përfolur shumë se Apple do të lansoj një pasardhës të iPhone SE – i quajtur  iPhone SE 2 ose iPhone 9 – në Mars.

Pasi u paraqit në koncepte vizuale, një video që dyshohet se tregon pajisjen e ardhshme Apple, tani është shfaqur në internet.

Telefoni, i cili pretendohet të jetë iPhone 9 ose iPhone SE 2, shfaqet me një dizajn të njohur që duket se është i ngjashëm me të iPhone 8 dhe ka anët e rrafshëta të iPhone SE.

Në pjesën e pasme, iPhone i ardhshëm duket se posedon një ndërtim xhami të ngjashëm me atë të iPhone XR dhe ka një kamerë të vetme të pasme. /Telegrafi/