Kompania Tecno prezantoi gjatë Kongresit Mobil në Barcelonë smartfonin më të hollë në botë – Spark Slim.
Meqenëse bëhet fjalë për një telefon konceptual, nuk ka informacion nëse dhe kur do ta shohim Tecno Spark Slim zyrtarisht në treg, apo nëse do të jetë në këtë formë.
Në çdo rast, Tecno Spark Slim vjen me një ekran 6.78″ 3D Curved AMOLED (1224p) me një frekuencë rifreskimi prej 144Hz. Ndriçimi maksimal i ekranit arrin deri në 4500 nits.
Në pjesën e pasme, Spark Slim ka dy kamera 50MP, ndërsa në pjesën e përparme ndodhet një kamerë selfie prej 13MP.
Bateria ka një kapacitet prej 5.200mAh, me një trashësi prej vetëm 4.04mm dhe mbështet karikimin e shpejtë 45W.
Tecno nuk ka zbuluar se cili çip e fuqizon telefonin, por ka theksuar se ka një procesor tetëbërthamor. /Telegrafi/
🔥 Breaking Boundaries at #MWC2025! TECNO SPARK Slim debuts as the world’s slimmest 5.75mm smartphone with an immersive 5200mAh+ battery. 💫🌟 6.78″ 3D Curved AMOLED, dual 50MP cameras + futuristic design meet unstoppable power. See innovation unfold at Booth 6B11!… pic.twitter.com/Ypuo2QbUCe
— tecnomobile (@tecnomobile) February 28, 2025