Telegrafi

iPhone i ri do të ketë jetëgjatësinë e baterisë të dyfishuar

IPhone i ri për 2018 mund të ofrojë një kursim të baterisë prej 40 përqindë falë një procesori më efikas, të njohur si A12.

Siç pritet çdo vit, Apple është duke u pregatitur për të lansuar përmirësimin e fundit të procesorit që duhet të vijë në formën e CPU A12 në iPhone-in e ri.

Kjo, thonë burimet, mund të ofrojë një efikasitet të energjisë prej 40 për qind që do të rrisë jetën e baterisë në telefonin e ri. Ky procesor madje thuhet se do të drejtoj të tre modelet e iPhone, duke përfshirë iPhone të përballueshëm LCD.

Ky përmirësim i baterisë nuk do të thotë një sakrificë në fuqinë e pajisjes, në fakt A12 duhet të punoj rreth 20 përqind më shpejtë se procesori aktual A11, bën të ditur T3.

Apple thuhet se do të përdor një proces të ri 7nm që bën gjithçka më të vogël dhe më efikase. Kjo është diçka që Samsung dhe Huawei gjithashtu thuhet se po zhvillojnë për telefonat e ardhshëm.

Përveç progresit, 7nm do të jetë e nevojshme që brezat e ardhshëm të telefonave të mund të përballojnë shpejtësinë e rrjetit 5G që duhet të fillojnë të funksionojnë në vitin 2019. Pra, jetëgjatësia e baterisë mund të përfundojë duke qëndruar e njëjtë sikurse tani por vetëm me më shumë të dhëna dhe shpejtësi që rrjedhin përmes celularit tuaj.