Në media ka dalë informacioni se iPhone i ri mund të ketë një ekran gjithmonë të ndezur si Apple Watch, një tipar i ofruar prej kohësh nga telefonat Android.
Informacioni i ri thotë se celularët e ardhshëm Apple do të kenë një bateri më të qëndrueshme, aftësinë për të regjistruar video më të mirë, një ekran me një shpejtësi rifreskimi 120Hz dhe një procesor më të shpejtë A15.
Kjo nuk është hera e parë që ekrani gjithmonë i ndezur përmendet në rastin e Apple.
Max Weinbach tha në fillim të këtij viti se Apple mund të përdorë ekrane LTPO për iPhone, të cilat tashmë janë pjesë e Apple Watch.
Bloomberg gjithashtu njoftoi se të paktën një nga katër iPhone-ët e rinj do të ketë një ekran LTPO. Teknologjia rregullon dinamikisht shpejtësinë e rifreskimit të ekranit të orës për të kursyer baterinë.
Analisti Ming-Chi Kuo tha se modelet e ardhshme Pro iPhone do të kenë ekranet LTPO.
Përveç kësaj, ka mbërritur informacioni se Apple do të prezantojë MacBook Pro të ri midis shtatorit dhe nëntorit të këtij viti. /Telegrafi/