Site icon Telegrafi

iPhone ose iPad 5-inçësh?

Sipas shkrimit të faqeve japoneze Macotakara, që citon burimet e besueshme kineze, Apple po punon me furnizuesit e ekraneve LCD për të marrë ekranet 5-inçësh të cilët do të përmbushin specifikat për marrjen e titullit Retina. Pajisjet të cilat do ti përdorin pritet të paraqiten gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa do të përkrahin rezolucionin prej 1,600 x 960 ose 1,280 x 960 pikë.

Natyrisht, nga Apple nuk ka kurrfarë komenti zyrtar për këto thashetheme. /Telegrafi/

Exit mobile version