Telegrafi

iPhone numër një, Apple para Nokia’s

Me vëllimin e madh të shitjeve të iPhone për tremujorin e kaluar, Apple e ka kaluar gjigantin e telefonave Nokia, dhe kështu është shndërruar në ofruesin kryesor të në botë për telefona mobil, thotë firma amerikane e hulumtimeve – Strategy Analytics.

“Sipas matjeve tona del se shitja me shumicë e iPhone ka arritur të grumbullojë më shumë se 11.9 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2011” ka thënë Alex Spektor nga Strategy Analytics. “Apple e ka tejkaluar rivalin e saj Nokia për herë të parë, pasi që kjo e fundit ka arritur të grumbullojë 9.4 miliardë dollarë gjatë këtij tremujori”.

Apple ka shitur 18.65 milionë iPhone në muajt e parë të vitit 2011, krahasuar me 16.24 milionë të cilët i kishte shitur në tremujorin e kaluar. Për më shumë, Strategy Analytics thotë se tashmë afër 50 për qind e të hyrave të Apple vijnë nga shitjet e iPhone, për tremujorin e parë të këtij viti. / Telegrafi /