Site icon Telegrafi

iPhone në vendin e pestë në Kinë – kjo është radhitja e re e prodhuesve në treg!

Në një zbritje prej 18.2 për qind prej vitit të kaluar, Apple ka shitur gjithsej 43.8 milionë iPhone në Kinë dhe ka rënë në pozitën e pestë, bën të ditur kompania hulumtuese Canalys.

Gjiganti amerikan u tejkalua nga Xiaomi, edhepse e dyta pati një rënie prej 21 për qind, duke shitur plotë 51.4 milionë telefona.

Në vend të parë në tregun kinez është Huawei me 76.2 miliona dërgesa. Vendi i dytë është i rezervyar për Oppo me 73.2 milionë njësi të shitura, përderisa Vivo ka menaxhuar të shesë 63.2 milionë njësi të telefonave të tyre.

Mëgjithëse tregu kinez është parashikuar të jetë mundësi zhvillimi për Apple, ka rezultuar të jetë një betejë.

Ndër pengesat kryesore për kompaninë amerikane kanë qenë çmimet e larta të iPhone, në krahasim me telefonat Android lokal.

Drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka fajësuar vlerat e valutës dhe poashtu ka komentuar se tregu kinez nuk ishte ‘pa pengesa’.

Exit mobile version