Telegrafi

iPhone mund të quhej Telepod, Tripod, ose iPad!

Para se të vendoste që telefoni i saj i mençur të quhej iPhone, Apple kishte konsideruar edhe disa emra të tjerë, të cilët sot mund të tingëllojnë si shumë të çuditshëm dhe jo-adekuat për pajisjen mobile.

Disa nga emrat potencial që Apple i kishte në mendje për iPhone ishin: Tripod, Telepod, Mobi dhe iPad, raporton 9to5Mac.

Segall ka thënë se pas secilit opsion kishte një arsye. Për shembull, propozimi për emrin Tripod vjen nga kombinimi i tri funksioneve të iPhone si (iPhone, iPod dhe internet), ndërsa emri Telepod është kombinim mes fjalëve telefon dhe iPod. Mobi vinte si ide për të shkurtuar fjalën mobil, ndërsa iPad ishte propozim, para se Apple të debutonte me tabletin e saj të parë, i cili nuk ishte prezent në kohën e iPhone.

Si do të ju dukej që sot, telefoni i juaj nga Apple të quhej Telepod, ose Tripod?