Tani, me sa duket, të njëjtat thashetheme kanë filluar të qarkullojnë përsëri, dhe sipas një njoftimi të ditës së sotme, thuhet se iPhone i ri me NFC do të vijë gjatë vitit të ardhshëm.
Pasi që sistemet operative si Android, Symbian, BlackBerry dhe Bada ofrojnë mundësinë e pagesave përmes NFC’së, Apple dhe Microsoft do ta mundësojnë të njëjtën gjë për pajisjet e tyre mobile gjatë vitit 2012.
Sipas një raporti të një prodhuesi tajvanez, proporcioni i telefonave që mbështesin NFC’në do të rritet prej 10 deri në 50 për qind, gjatë tre viteve të ardhshme.
Të gjithë e dinë që kjo është vetëm një informatë jo-zyrtare lidhur me iPhone me NFC, mirëpo me pajisjet rivale si Samsung Galaxy Nexus, Apple gjithsesi se do të përgjigjet me funksione të njëjta për modelin e saj të ri të iPhone. / Telegrafi /