Telegrafi

iPhone, mbretëron edhe tek bizneset!

Ofruesi i shërbimeve për biznese, iPass ka realizuar një hulumtim me mbi 2300 respondentë, të cilët janë të punësuar në ndërmarrje të ndryshme biznesi, dhe gjetjet e raportit të saj thotë se iPhone është lider i segmentit me 45%. Në vitin 2010, kjo përqindje ka qenë në 31%.

Ndërsa, telefoni që për shumë vite e ka mbajtur pozitën e liderit në këtë segment të tregut, BlackBerry, ka rënë në vendin e dytë.

Tani, kompania kanadeze RIM mban 32.2 për qind të tregut të biznesit, dhe ka një rënie nga 34.5 për qind, sa kishte një vit më parë.

Megjithatë, iPass thotë se BlackBerry nuk ka humbur shumë treg, porse tregu i rivalëve është rritur dhe ka ndërhyrë në këtë sektor, ku edhe ka arritur të bëhet lider i të njëjtit. / Telegrafi /