Daniel Kennedy doli për të parë se çfarë po ndodhte, kur disa të rinj e kishin ndalur ujin, që të mahiten me banorët.
Në atë moment, 25-vjeçari nga Cheshire iu kundërvë atyre, për çka një nga ata e ka qëlluar, transmeton Telegrafi.
Plumbat e kanë kapur atë në iPhone, duke e mbrojtur nga plagosja në këmbë apo në organe vitale.
Policia e ka gjetur edhe pushkën e gjahut me të cilën është kryer e shtëna, ndërsa dorasi po mbahet në burg. /Telegrafi/