Telegrafi

“iPhone gjigant” me 1.2 metra

Mirëpo, tani prodhuesi Hackintosh ka prodhuar një iPhone gjigant me ngjyrë të bardhë, të cilin e ka quajtur iTableous.

Pajijsja e cila e imiton iPhone 4, posedon ekranin e madh të Toshiba’s, LED LCD me 102 cm (40“), i cili vjen me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselëve, në Full HD.

iTableous është 1.2 metra i gjatë, dhe ka marrë më shumë se 4 muaj kohë për tu kompletuar si pajisje, ndërsa në të janë përshtatur mirë receptori televiziv me Full HD, një DVD, tastiera minimale ITX e cila mundëson startimin në platformat OSX L dhe Ëindoës 7,  sistemi i zërimit, kamera HD, konektorët e jashtëm për Line In dhe USB, dhe shumë funksione tjera interesante, të cilat e bëjnë këtë “iPhone gjigant” një pajisje interesante për ta pasur në shtëpi ose në zyrë. / Telegrafi /