Jetagjatësia e baterisë në iPhone të Apple nuk është e dobët, por nuk është veçanërisht e mirë. Ndërsa Apple ka bërë përmirësime të mëdha të teknologjisë gjatë viteve, jeta e baterisë është ende një aspekt që kompania nuk ka adresuar fare. Megjithatë, nëse duhet të besohen thashethemet e fundit, kjo mund të ndryshojë këtë vit me iPhone 2019.
Raporti nga Kina në Weibo që vjen nga “iCTech” pretendon të ketë disa detaje rreth iPhone-ëve të Apple për këtë vit. Raporti deklaron se iPhone do të ketë bateri prej 4,000mAh, që është një përmirësim i madh në krahasim me baterinë aktuale 3,175 mAh.
iCTech pohon gjithashtu se iPhone i ri mund të shfaqë një lente për zmadhim 3x optik në pajisje, dhe se mund të mbështesë edhe ngarkimin më të shpejtë pa tel, në kapacitet prej 15W. /Telegrafi/