Telegrafi

iPhone është 1-shi në SHBA

Raporti më i ri nga comScore mbi pjesën e tregut të telefonave të mençur në SHBA thotë se pjesëmarrja e përgjithshme e Apple në treg është rritur me 1.1 për qind në periudhën nga prilli deri në korrik 2015.

Samsung është në vendin e dytë me 27.3 për qind të tregut, që do të thotë se ka parë një rënie prej 1.3 për qind nga prilli. LG zë vendin e tretë me 8.7 për qind, 4.9 për qind ka Motorola dhe HTC 3.5 për qind.

Sipas raportit, 191.4 milionë njerëz në vend kanë pronësi telefonat gjatë tre muajve duke filluar nga prilli deri në korrik.