Telegrafi

iPhone 8 mund të quhet iPhone X?

Apple do të debutojë me iPhone 8 të ri dhe një konferencë shtypi më 12 shtator. Sipas një raporti të fundit, iPhone i ri duket se do të quhet iPhone X.

Ka pasur thashetheme të ndryshme në lidhje me emrin me të  cilin Aple do të dalë në treg për iPhone 8, pasi është 10-vjetori i iPhone të Apple dhe kjo është arsyeja pse thuhet se ka marrë një emër tjetër.

Sipas 9 to 5 Mac, iPhone 8 mund të nisë si iPhone Edition, ndërsa iKultura holandeze pretendon se iPhone i ri i Apple do të nisë si iPhone X. Natyrisht ekziston edhe mundësia që Apple mund ta quajë modelin e saj të ri vetëm iPhone 8.

iPhone 8 i Apple pritet të vijë me një dizajn të ri me një shasi prej çeliku inox dhe një trup të pasëm nga qelqi. iPhone i ri nga Apple pritet të vijë me 4GB RAM dhe procesorin A11.

Poashtu iPhone i ri do të vijë edhe me teknologjinë për njohjen e fytyrës, kjo me sa duket do të zëvendësojë sensorin e gjurmëve të gishtit për zhbllokimin e telefonit, si dhe Apple Pay.