Apple po përgatitet për daljen e iPhone8 muajin e ardhshëm, i cili pritet të jetë smartphone më i madh i kompanisë në këto vite.
2017 shënon dhe 10-vjetorin e iPhone-it origjinal, i cili u bë publik për herë të parë nga Steve Jobs më 9 janar 2007, dhe doli në shitje në 29 qershor të atij viti.
Duke pasur parasysh dhe rastin e jashtëzakonshëm, sipas zërave që qarkullojnë Apple ka ruajtur disa nga tiparet origjinale në modelin e këtij viti.
Lajmet më të fundit vijnë nga Mac4Ever, sipas të cilit iPhone i ardhshëm do të dalë më 12 shtator.
Për më tepër, besohet se telefoni i ri do të mund të porositet paraprakisht që të premten, më 15 shtator. Ndërsa në dyqan apo online do të dalin më 22 shtator.
Faqja thotë gjithashtu se operatorëve celularë u është thënë data nga Apple për parapërgatitjet pasi do të jetë pajisja më e rëndësishme e publikuar këtë vit.
Megjithëse këto data përputhen në historinë e Apple, asnjë informacion nuk është konfirmuar duke mbetur ende në kuadrin e thashethemeve, transmeton tch.
Ndërsa përsa i përket çmimit, duket se do të jetë pajisja më e shtrenjtë e Apple, me një çmim prej 1 mijë dollarësh, për herë të parë. Ky çmim është bërë i ditur për The Fast Company nga një burim i Apple.