Telegrafi

iPhone 7c vjen muajin e ardhshëm?

Megjithatë ka disa zëra që aludojnë në një ngjarje e cila do të mbahet në muajin mars, në të cilën pritet që Apple ta prezantojë gjeneratën e ardhshme të orës së saj Watch 2 si dhe iPhone 7c me ekranin prej 4 inç.

Sipas një raporti të ri thuhet se iPhone i ardhshëm me 4-inç, përkatësisht modeli iPhone 7c pritet të vijë muajin e ardhshëm.
Raport thotë se Apple tashmë ka përfunduar në shkallë të vogël të testimit për prodhimin e modelit më të vogël të iPhone, dhe është gati për të filluar prodhimin në shkallë të plotë të 4-inch iPhone në janar.

Për më tepër, raporti sugjeron se iPhone 7c do të vijë në tre opsione të ndryshme ngjyrash, nga të cilat njerëzit mund të zgjedhin.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë prej 400 deri në 500 dollarë, dhe bateria e telefonit do të ofrojë 1,642 mAh.