Telegrafi

iPhone 7C me 4” vjen gjatë prillit?

Sipas një udhërrëfyesi të ri të lëshuar nga China Mobile, kompani nga e cila ka rrjedhur, thuhet se Galaxy S7 do të prezantohet në mars, ndërsa dokumenti i njëjtë gjithashtu sugjeron se një iPhone 7C i ri do ta godasë tregun në muajin prill.

Thashethemet e mëparshme kanë sugjeruar se iPhone i ri me ekranin prej 4 inç do të quhet iPhone 6C, por tani raporti i fundit pohon se modeli i ardhshëm i telefonit të Apple do të jetë iPhone 7C.

Apple thuhet se është duke e bërë gati edhe modelin e ri të orës Apple Watch në mars të 2016 dhe gjithashtu një iPad Air të ri.

Prandaj është e mundur që ne ta shohim këtë iPhone të ri dhe të vogël në të njëjtën ngjarje e cila pritet të ndodhë në muajin prill.
Pajisja pritet të ketë një dizajn të ngjashëm me iPhone 6s dhe 6S Plus, por nuk është e qartë nëse pajisja do të vijë në të njëjtën ngjyrë si iPhone aktual apo nëse Apple do të ketë ngjyra të ngjashme me iPhone 5C. (Telegrafi)