Site icon Telegrafi

iPhone 7, telefoni më i shpejtë në botë aktalisht!

Procesori A10 në iPhone-in e ri është lënë anash nga lajmet e shumta të cilat janë fokusuar në mungesën e portit të audios në telefonin e ri të Apple.

Megjithatë, bazuar në testet e fundit të performancës, iPhone 7 ka mundur të gjitha pajisjet Android në një avantazh të lartë.

Në testet e performancës të bëra në Geekbench 4, iPhone 7 ka shënuar 5,507 pikë ndërkohë që Galaxy S7 ka mbledhur gjithsejt 3,918 pikë. Me fjalë të tjera, iPhone ka rezultuar të jetë 33 për qind më i shpejtë se pajisjet tjera.

LG G5 ka arritur të ketë 3,737 pikë ndërkohë që OnePlus 3 që ka RAM memorie prej 6GB ka shënuar 4,171 pikë dhe është renditur në pozicionin e dytë.

Në testin e performancës së grafikës, iPhone 7 poashtu ka dalur në vend të parë me 37,810 pikë duke lënë mbrapa OnePlus 3 me 29,957 pikë, Galaxy S7 Edge me 27,851 pikë dhe LG G5 me 27,118 pikë.

Exit mobile version