Kantar Worldpanel raporton se iPhone i kompanisë Apple është telefoni më i shitur gjatë muajve të parë të këtij viti.
Raporti sugjeron se pajisja është para konkurrencës në shumicën e rajoneve, përfshirë SHBA dhe Evropën, transmeton KosovaPress.
Tregu i pjesëmarrjes së kompanisë Apple në pesë tregjet më të mëdha të Evropës është rritur për 2,4%, në gjithsej 22,7%. Rezultatet më të mira kompania i ka arritur në Japoni, ku mban 42,4% të tregut.
Apple është lider edhe kur janë në pyetje të hyrat dhe realizon rreth 5,4 herë më shumë të hyra nga shitja e telefonave sesa konkurrenti Samsung, thuhet në raportin e Kantar.