Telegrafi

iPhone 7 sjell memorien me 256GB?

Raportet e fundit thonë se Apple është duke planifikuar për të shtuar një model me 256GB në repertorin e saj në shtator, në atë që mund të jetë një iPhone 7 Plus, ose iPhone Pro – modelin e saj krejtësisht të ri të telefonit.

Thashethemet kanë qarkulluar rreth planeve të Apple për zbulimin e tri modeleve të reja të iPhone në shtator – iPhone 7, iPhone 7 Plus dhe mbi të gjitha një model edhe më të avancuar – iPhone Pro me dy kamera.

Faqja kineze Bastille Post, e cila ngarkuar një imazh të një iPhone me lente të dyfishta në anën e pasme dhe një smart-connector që më herë janë parë vetëm në iPad Pro, tha se kapaciteti i modelit të ri të iPhone do të ngritet prej 128GB në 256GB.

iPhone 7 paraqet një moment të rëndësishëm në historinë e Apple. Kompania thuhet se ka ulur nivelet e prodhimit të iPhone 6s  dhe 6s Plus për një të tretën, për shkak të frikës së kërkesës së ngadalësuar.