Telegrafi

iPhone 7 sjell A10 me 3GB RAM?

Në një përmbledhje të hulumtimit të tij, Kuo tha se Apple është duke punuar në dy modele të reja të iPhone për vitin e ardhshëm, njërin me madhësi të ekranit me 4.7” dhe tjetrin me 5.5”.

Dhe për dallim nga ky vit, në modelet e reja Apple mund të shtojë deri në 3GB RAM, për versionin më të madh të iPhone.

Ndërkaq, modeli i iPhone 7 me ekranin prej 4.7” do të ofrojë 2GB RAM sikurse modelet ekzistuese të iPhone 6s dhe 6s Plus.

Përveç këtyre dallimeve në harduerë, të dy modelet e reja thuhet se do të vijnë me një dizajn të ri që do të përqëndrohet në një profil tejet të hollë, dhe trup me material edhe më të fortë prej alumini.

Me sa duket Apple dëshiron që modelet e ardhshme të iPhone t’i bëjë aq të holla sa vetëm 6mm, madje edhe më të hollë se iPad Air 2. (Telegrafi)