Telegrafi

iPhone 7 rritet në treg pas dështimit të Galaxy Note 7

Kamera LG Innotek që është vendosur në iPhone 7 Plus, do të avancohet

Kantar ka sjellur disa rezultate të reja mbi përqindjen e telefonave në tregun amerikan. Në krah të dështimit të Galaxy Note 7, Apple ka menaxhuar ta rrisë prezencën në tregun amerikan në 40.5 për qind. Kjo shifër tregon një rritje prej 7 për qind nga viti i kaluar për Apple.

Nuk është ndonjë lloj sekreti që Note 7 ka pasur ndikim në këtë proces. Në anën tjetër, rezultatet e Kantar kanë treguar që përdoruesit e Apple nuk janë ndikuar nga heqja e portit të dëgjuseve në iPhone 7.

Pajisja ende është më e shitura në SHBA duke u pasuar nga Galaxy S7 në vend të dytë dhe iPhone 7 Plus në vendin e tretë.

Raporti tregon edhe rezultatet në tregjet e tjera. Në Evropë, ku Note 7 nuk është lansuar fare, ndikimi i pajisjes nuk është vërejtur fare. Në Gjermani, Apple ka humbur 2.7 pikë të tregut dhe ka vetëm 16.5 për qind.