Telegrafi

iPhone 7 do të vijë me kamerë të jashtëzakonshme

Sipas Daring Fireball, Apple do ti bëjë disa përmirësime të dukshme sa i përket kamerës së gjeneratës së re të iPhone, dhe iPhone 7 mund të përdor dy lensë për sistemin e saj të kamerave.

Më herët është thënë se kamera e telefonit të Apple do të jetë përmirësimi kryesor i telefonit të ri të kompanisë amerikane.

Kamerat e iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus tashmë janë shumë impresive, mirëpo nëse Apple është në gjendje që ta përmirësojë kamerën e versionit të ri të telefonit të saj, iPhone 7 dhe ta fus një kamerë të cilësisë së kamerave DSLR, atëherë kjo gjë nënkupton një kërcim të madh në teknologjinë e kamerave për telefona të mençur. (Telegrafi)