Site icon Telegrafi

iPhone 7 do të vijë me çipin e Intel

Raporti vjen nga VentureBeat, dhe deklaron se Intel ka angazhuar rreth një mijë punëtorë për prodhimin e çipave të ri për iPhone.

Ky raport është bazuar në burimet e brendshme të kompanisë dhe tregon se çipat e rinjë nga Intel do të përdoren për modelin e ri iPhone, që parashikohet të jetë iPhone 7.

Ndërkohë, sipas disa spekulimeve tjera, thuhet se Apple do të përdor modemët LTE për të mundësuar lidhje me 4G në të gjithë iPhone-ët e gjeneratës së re.

Për Intel, kjo do të jetë një mundësi e mirë për të fituar reputacion më të madh në tregun e çipave, pasi që kohën e fundit kompania ka hasur në konkurrencë të rritur nga kompanitë si Qualcomm dhe Mediatek. (Telegrafi)
 

Exit mobile version