Telegrafi

iPhone 7 do të jetë më i hollë dhe rezistent ndaj ujit?

Fast Company ka thënë se burimet e saj që janë të afërta me planet e kompanisë amerikane kanë sugjeruar se iPhone 7 nuk do të ketë port për audio dhe dëgjuese, për të arritur hollësi më të madhe sesa iPhone 6s.

Në mes tjerash është thënë se iPhone 7 do të jetë edhe rezistent ndaj ujit, ndërsa teknologjia e re e zërit do të mundësojë eliminimin e zhurmës nga jashtë.

Apple iPhone 7 dhe 7 Plus do të lansohen në shtator të 2016. Bashkë me karakteristikat e përfolura, modelet e reja të telefonave të famshëm të Apple do të sjellin edhe gjeneratën e re të procesorëve të linjës A, opsionin e memories së brendshme me 256GB, baterinë e mundshme me 3,100 mAh si dhe variantin me 3GB RAM. (Telegrafi)