Telegrafi

iPhone 7 do të jetë iPhone më i hollë ndonjëherë

iPhone 7 sipas kësaj informate, thuhet të jetë 6.0 deri 6.5 milimetra i hollë. Predikimi vjen nga analistët e KGI Securities, sipas të cilëve iPhone 7 do të jetë në të njejtën hollësi me iPad Air 2 dhe iPod touch.

iPhone 6S pritet të jetë i hollë përkundër baterisë 7000 series aluminum që Apple thuhet se e ka përdorur, ndërkohë që iPhone 6 është 6.9 milimetra.

Ngjarja mediale nga Apple për lajmërimin e produkteve të reja do të mbahet më 7 shtator, ku kompania do të lajmëroj produktet e reja të të gjitha linjave. (Telegrafi)