Telegrafi

iPhone 6S vs Samsung Galaxy S6 Edge: Cili është më i mirë?

Dhe nuk ka asnjë dyshim se shumë njerëz tashmë janë duke menduar ta blejnë telefonin më të ri të Apple apo modelet e reja të Samsung, sikurse Galaxy S6 Edge.

Mu për këtë janë vënë në krahasim dy nga modelet e reja të telefonave nga rivalët kryesor në tregun mobil, përkatësisht iPhone 6S kundrejt Galaxy S6 Edge.

Ekrani
iPhone 6S: 4.7” me 750×1334, 326ppi
Galaxy S6 Edge: 5.1| 2560×1440 Super AMOLED, 577ppi

Në ekran, Galaxy S6 Edge është fitues sa i përket cilësisë së ekranit dhe madhësië me 5.1”, rezolucion më të madh me QHD dhe densitet më të madh të pikselëve.

Dizajni dhe dimensionet
iPhone 6S: 138.3×67.1×7.1mm, 143g
Galaxy S6 Edge: 142x70x7mm, 132g

Të dyja modelet – iPhone 6S dhe Galaxy S6 Edge sjellin dizajnet dhe materialet e avancuara në dizajn. iPhone 6S duket pothuajse identik me iPhone 6, me trupin e mbështjellë nga alumini.

Apple ka thënë se materiali në iPhone 6s është më i fortë, dhe me sukses do ta eliminojë mundësinë e lakimit të telefonit.

Galaxy S6 Edge, sikurse iPhone 6S dhe 6 para tij ka dizajnin me kombinim prej metali dhe xhami, edhe pse shumë njerëz thonë se metali e mbështjellë atë në mënyrë fenomenale në hollësinë që është afro 7mm.

Galaxy S6 ka ekran më të madh se të dy, por është edhe më i lehtë me vetëm 132g në krahasim me 143g sa ka iPhone 6s s. Është gjithashtu më i hollë, pasi iPhone i ri është rreth 7.1mm.

Procesori:
iPhone 6S: A9
Galaxy S6 Edge: 2.1GHz octa-core Exynos

As me iPhone 6S apo Galaxy S6 Edge përdoruesit nuk do të duhen të kenë problem sa i përket procesorit. iPhone 6S bazohet në procesorin e ri të Apple A9 chip, që sjell shumë fuqi, apo 80% më shumë performancë sesa procesori i kaluar A8.

Galaxy S6 Edge ka 2.1GHz octa-core Exynos, procesorin e fuqishëm që do të thotë se nuk do të kenë probleme me fuqinë e procesorit.

Sistemit operativ:
iPhone 6S: iOS 9
Galaxy S6 Edge: Android 5.0.2 Lollipop

iPhone 6S do të jetë telefoni i parë, së bashku me iPhone 6S, për të sjell versionin e ri të sistemit operativ iOS Apple 9, me karakteristika të tilla sikurse Siri’në e përmirësuar, harta të reja dhe aplikacionin e lajmeve nga Apple, dhe opsionin për përdorimin e telefonit në bateri të pakët.

Modeli i ri i Samsung, Galaxy S6 Edge vjen me Android 5.0 Lollipop të Google, me ndërfaqen e përdoruesit TouchWiz.

Kamerat:
iPhone 6S: 12MP në pjesën e pasme, 5MP përpara
Galaxy S6 Edge: 16MP prapa, 5MP përpara

Galaxy S6 Edge në këtë raund del përpara me kamerën prej 16MP. Megjithatë, Apple pretendon se oferta e saj e kamerës me 12MP është ndër më të mirat në treg, më automatike dhe më e shpejtë sesa në iPhone 6 me flash në të dyja anët.

Memoria:
iPhone 6S: 16GB, 64GB, 128GB, nuk ka microSD
Galaxy S6 Edge: 32GB, 64GB, 128GB, nuk ka microSD

Në memorien e brendshme, Samsung del fitues, ndërsa Apple pati thënë se modeli i saj fillestar do të vijë me 32GB, por sërish nuk e ka bërë këtë as në iPhone 6s.

Bateria
iPhone 6S: 1715mAh
Galaxy S6 Edge: 2,600mAh

Galaxy S6 Edge është sërish fitues, dhe sjell mundësinë e mbushjes së telefonit pa tela.

Vlerësimi i përgjithshëm:
Është e vështirë për të thënë se cili model është fitues kur gara zhvillohet mes iPhone 6s dhe Galaxy S6 Edge. Por ekrani i lakuar në të dyja anët i S6 Edge e bën atë më të mirë sa i përket specifikave, sepse aty është rezolucioni më i lartë, kamera më tdhe bateria me e mirë, por mbetet të shihet nëse ai do të performojë më mirë sesa iPhone 6S në botën reale. (Telegrafi)