Telegrafi

iPhone 6S do të vijë me ekranin prej safiri?

Sipas raportit të TechRadar, thuhet se kompania nga Cupertino e ka listuar kontraktorin e saj të madh Foxconn, si partnerin e saj të ri që do ta bëjë prodhimin e ekraneve prej safiri, ndërsa dihet se kjo e fundit është duke e ndërtuar një fabrikë të re në Kinë për prodhimin e keraneve prej safiri, që besohet se do të shfaqen në versionin e ri të telefonit – iPhone 6S.

Sipas një reviste kineze thuhet se Foxconn do ta ndërtojë fabrikën e re në vlerë prej 2.6 miliardë dollarëve, e cila do të shërbejë për krijimin e telefonave të Apple.

Para lansimit të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus thuhej se të dy pajisjet do të vijnë me ekranet prej safiri. Mirëpo, vështirësitë e prodhimit dhe kolapsi i GT Teknologies bënë që kjo gjë të mos ndodhte, por duket se gjenerata e ardhshme e iPhone mund të ofrojë një ekran safiri. (Telegrafi)