Telegrafi

iPhone 6S do të sjell edhe 2GB RAM?

Raporti i fundit medial pretendon se risia më e mirë që do ta sjell gjenerata e re e iPhone do të jetë 2GB RAM, në vend të 1GB sa është tani në versionet e iPhone të vitit të kaluar.

Kjo nënkupton se iPhone juaj i ardhshëm do të mund të punojë në disa aplikacione njëkohësisht, si dhe me fotografi dhe video edhe më të mëdha. Dyfishimi i memories nënkupton një iPhone shumë më të shpejtë dhe më të fuqishëm, sidomos kur bëhet edhe përditësimi i CPU-së. Nëse nuk e keni ditur, iPad Air 2 ofron 2GB RAM.

Megjithatë, këto nuk janë risitë e vetme që do të vijnë me gjeneratën e re të iPhone, sepse pritjet janë që edhe ekrani i telefonit të jetë me material nga safari që e mbron atë shumë më mirë, si dhe kamerë me lens të dyfishtë dhe sensor me presion 3D. (Telegrafi)