Telegrafi

iPhone 6c vjen muajin e ardhshëm?

Blass ka lajmëruar në Twitter që “iPhone 6s Plus dhe 6c do të lansohen gjatë konferencës mediale të Apple e cila mbahet në muajin tjetër.”

Me parashikimet e kaluara, Blass shpesh ka shfaqur rezultate të sakta mbi detajet e pajisjeve që Apple ka lansuar deti tash.
Megjithatë, ende nuk është bërë zyrtar asnjë lajm mbi produktet e ardhshme nga Apple.

Mirëpo, sipas thashethemeve të ndryshme thuhet se dy pajisjet e reja, iPhone 6s dhe 6c do të vijnë me kapacitet baterie të zmadhuar, teknologji FinFET dhe ekran prej 4 inç. (Telegrafi)