Telegrafi

iPhone 6 vjen me ekran prej 4.8 inç?

Lajmi vjen nga Timo Arcuri nga Cowen and Company, i cili e ka marrë këtë informacion nga zinxhiri i furnizimit me Apple iPhone 6.
Apple thuhet se ka zgjedhur që ekrani i iPhone 6 të jetë me diagonalen prej 4.8 inç, dhe ky do të jetë një ndryshim i madh kur dihet se versioni aktual i iPhone 5S vjen me ekranin me diagonale prej 4 inç.

iPhone 6 do të vijë me WiFi 802.11ac, dhe ky është standardi i ri WiFi që Apple e ka përdorur në kompjuterët Mac të vitit të kaluar, dhe gjithashtu AirPort Extreme dhe Time Capsule.

Edhe pse ende nuk dihet saktësisht se çfarë do të jenë performancat harduerike të telefonit pritet që procesori i iPhone 6 të jetë me 64 -bit, pasi që i njëjti është përdorur edhe në iPhone 5S. Gjithashtu thuhet se iPhone 6 mund të vijë me më shumë RAM, si dhe sensorin e përditësuar për gjurmë gishtash TouchID, të cilën Apple e prezantoi edhe në iPhone 5S.

Apple do t’i publikoj rezultatet e saj financiare për tremujorin e fundit të vitit 2013, kur edhe pritet që kompania amerikane ta prezantoj rekordin e shitjeve për iPhone 5S. / Telegrafi /