Telegrafi

iPhone 6 prezantohet me 9 shtator?

Vitin e kaluar, Apple e kishte bërë prezantimin zyrtar të iPhone më 10 shtator, ndërsa shitja e modelit të ri të telefonit në atë kohë, ishte bërë pas 10 ditëve. Edhe kësaj radhe pritjet janë që Apple ta ndjek shembullin e njëjtë, duke e lansuar gjeneratën e re të iPhone në periudhë të njëjtë kohore.

Sipas MacRumors, Apple planifikon ta lansojë iPhone 6 më 9 shtator, ndërsa shitja e telefonit do të fillojë 10 ditë më vonë, më 19 shtator.

Zakonisht, Apple e vendos në dispozicion për para-porosi iPhone-nin e saj të ri 10 ditë pas prezantimit zyrtar. /Telegrafi/