Telegrafi

iPhone 6 Plus merr 40% të tregut amerikan të fabletëve

Edhe pse vetë iPhone 6 është më i madh se iPhone 5s, dhe sjell ekranin prej 5,5-inç, fableti i parë i Apple ofron më shumë hapësirë të ekranit, e cila duket se është shumë e pëlqyer nga një pjesë e madhe e tregut amerikan.

Kjo është një fitore mjaft e çuditshme e kompanisë Apple, duke e ditur madhësinë e ekranit të pajisjes si dhe kategorinë, në të cilën themeluesi i kompanisë, Steve Jobs as që dëshironte të hynte, dhe të cilën ai madje e kishte përqeshur.

Vetë fabletët u rritën në mënyrë eksponenciale gjatë këtij viti, në rritje për 10 për qind të tregut të përgjithshëm, krahasuar me 2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Fakti se iPhone 6 Plus ka pushtuar pothuajse gjysmën e tregut të fabletëve duhet të shkaktojë shqetësim në mesin e prodhuesve të tjerë të mëdhenj që kanë produkte të ngjashme.

Samsung, për shembull, është tashmë në pozitë të vështirë, pasi që Galaxy S5 nuk ka arritur pritjet e saj të tregut, ndërsa fableti i saj aktual Galaxy Note 4 ka ende kohë për të bërë gjurmë, duke pasur parasysh se ka shumë pak kohë që është paraqitur në treg. (Telegrafi)