Telegrafi

iPhone 6 Plus ka “dështuar” përballë iPhone 6

Sipas një raporti të ri thuhet se versioni më i vogël i telefonit të Apple, iPhone 6 është shitur shumë më mirë se fableti iPhone 6 Plus, por ky i fundit ende ka një pjesë të konsiderueshme të tregut të iPhone.

Një raport i publikuar nga Consumer Intelligence Research Partners ka vlerësuar se iPhone 6 është shitur pothuajse tri herë më mirë se sa fableti i madh – iPhone 6 Plus.

Analisti Steven Milunovich i UBS sugjeron se iPhone 6 zotëron 68 për qind të shitjeve të, ndërsa fableti i Apple llogaritet se merr vetëm 23-24 për qind të shitjes së përgjithshme.

Mirëpo si të kombinuar, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus përbëjnë pothuajse 91 për qind të shitjeve totale të iPhone për katër javët e para të disponueshmërisë, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga modelet e vitit të kaluar, iPhone 5S dhe iPhone 5C. (Telegrafi)