Telegrafi

iPhone 6 Plus “i lakuar” mund të kthehet me garancion

Deformimi i iPhone 6 Plus tashmë është bërë top-temë në tërë botën, dhe po njihet me etiketën #Bendgate.

Mirëpo, me gjithë trishtimin që ka sjell ky lajm tek përdoruesit, ka edhe një lajm të mirë. Me sa duket, njësitë e iPhone 6 Plus që nuk janë keqpërdorur dhe nuk janë provuar me qëllim të lakimit të telefonit, mund të kthehen nga Apple, përmes garancionit nga kompania Apple.

TheNextWeb është interesuar rreth kësaj çështje dhe e ka pyetur Apple Support, dhe këta të fundit kanë thënë se janë duke u marrë me problemin shumë detajisht.

Apple ka thënë se pas paraqitjes së problemit nga ana e përdoruesve, kompania do ta bëjë inspektimin e pajisjes përmes Visual Mechanical Inspection, dhe nëse kalohet testi, fableti do të ndërrohet për një të ri, pa pagesë. Në të kundërtën, përdoruesit duhet të paguajnë për ndërrimin e bërë.

Megjithatë, këto të dhëna janë marrë nga njësia e Apple për mbështetjen e konsumatorëve, pasi që Apple zyrtarisht nuk e ka bërë të qartë pozicionin e saj lidhur me problemin e shumë-përfolur. (Telegrafi)