Telegrafi

iPhone 6 me ekran të lakuar?!

Majde, para pak kohësh Apple i ka marrë disa licenca të rëndësishme të patentave për prodhimin e ekraneve fleksibile, prandaj ekziston mundësia që iPhone të ketë ekran të lakueshëm në modelin e ri të telefonit i cili do të paraqitet vitin e ardhshëm, përkatësisht në gjeneratën e gjashtë të telefonit të famshëm të Apple, iPhone 6.

Set Solutions kanë publikuar konceptin e tyre për iPhone 6 me ekran të lakuar, dhe ky model nëse merret për bazë nga Apple besohet se do të jetë shumë më konkurrues se modeli rival i telefonit nga Samsung, Galaxy Round, por edhe ai i LG-së, LG Flex. / Telegrafi /